Sonet për ty

Poezi, shkruan: Nexhat Halimi.

Vjen hapësirës së bardhë kalorësi blu
Me shallin e të dashurës blu nën fyt
Kalon pranë kafkës së ndezur var` në hu
E ty të dhemb fort dhe malli të mbyt

Kroi i akullt ndërmjet rrjedh me furi
Të pëlcet gjak nga goja e hundët curril
Dëgjon zërin humbur të vetes tebdil
E ritmi i këputur i zemrës zgjon stuhi

Koha vjen e ik kafkës e fryn era e bie shi
Mos u jep në këtë hapësirë Fedorë
Hija në fund të ëndrrës vjen me borë

Ja variacione mitike unë shkruaj për ty
Kaq i vdekur të ngjallet gurit etja e gjirit
E yje e flutura rikthen flakës të qiririt

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button