Vetëm tetë shtete përkrahën Maqedoninë në Bruksel

Tetë shtete anëtare të Bashkimit Evropian nga gjithsej 27, së bashku me eurokomesarin për zgjerim Stefan Fyle, janë përpjekur që Maqedonia të fitojë datë për fillimin e negociatave aderuese.

Kundër këtij vendimi kanë qenë Greqia dhe Bullgaria, ndërsa përkrahje jo aq të fortë ka dhënë Sllovenia. Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca kanë qëndruar të përmbajtura, duke mos dhënë as përkrahje, e as kundërshtim ndaj propozimit të Komisionit Evropian, transmeton MIA.

Analisti suedez Heinrich Bors tha se Suedia i ka bërë shtypje Bashkimit Evropian që ta plotësojë kërkesën për inkuadrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, por se këtë e kanë kundërshtuar shtetet si Gjermania, për Serbinë dhe Greqia, për Maqedoninë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button