“Ferma të trolleve” nga Maqedonia kanë punuar për një nga distributorët  më të mëdhenj të dezinformatave për David-19 në Facebook

“Ferma” për të krijuar dezinformata në lidhje me virusin e ri korona nga Maqedonia dhe Filipinet kanë punuar për Natural News, një nga distributorët më të mëdhenj të teorive të komplotit dhe dezinformatave për Kovid-19 në Facebook. Si rezultat, domeni i Natural News dhe faqet e saj simotra janë hequr nga rrjeti social, njoftoi TV amerikan CNBC, shkruan Meta.mk.

Siç ka publikuar televizioni amerikan, është fjala për “një nga distributorët më këmbëngulës të videos virale për të ashtuquajturën ‘Plandemi’, që pohon rrejshëm se koronavirusi është pjesë e një komploti të qëllimshëm të qeverisë për të kontrolluar popullsinë përmes vaksinave, gabimisht thekson se mbajtja e maskës e rrit rrezikun e infeksionit me koronavirus.”

Facebook, në një prononcim për CNBC ka sqaruar se kishin zbuluar “trolle” të huaja që vazhdimisht kishin ripublikuar përmbajtje nga Natural News, një portal anti-vaksinim që shpesh poston teori të rreme të komplotit për koronavirusin, teknologjinë 5G dhe Bill Gejts. Këto ‘trolle’ gjithashtu kanë ribotuar shpesh përmbajtje nga faqet simotra të Nature News: NewsTarget dhe Brighteon në përpjekje për të rritur artificialisht përhapjen e lajmeve të tyre.

Facebook ka njoftuar se shumë faqe në rrjetin social të lidhura me Natural News janë hequr “për shkak të sjelljes dhe abuzimit ‘spammer”, jo për shkak të përmbajtjes që ata kanë publikuar. “Ata i kanë manipuluan njerëzit për popullaritetin e postimeve të tyre dhe janë mbështetur në “ferma” për përmbajtje në Maqedoni dhe Filipine.”

Ata kanë shtuar se masa të tilla i kanë ndërmarrë si pjesë e përpjekjeve rutinore kundër rrjeteve “spammer”.

Faqja zyrtare e Natural News në Facebook është ndaluar nga Facebook vitin e kaluar, por uebfaqja e ka  anashkaluar ndalesën duke postuar përmbajtje në grupe të markave me emra të tillë si “Ilaçet e mrekullueshme” dhe “Rreziqet e OMGJ” (GMO Dangers), të cilat kishin qindra mijëra ndjekës.

Pasi Facebook e kishte zbuluar manipulimin, kompania më 19 maj e ka përjashtuar mundësinë për të postuar linqe deri te Natyrale News dhe faqet simotra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button