Ja lista e shteteve që mund të udhëtojnë në Greqi

Greqia bëri me dije listën e 29 vendeve nga të cilat do të pranojë turistë kur fluturimet ndërkombëtare të rifillojnë me Athinën dhe Selanikun më 15 qershor, shkruan Euronews Albania.

Vendet që marrin dritën jeshile janë Shqipëria, Australia, Australia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Gjermania, Danimarka, Zvicra, Estonia, Japonia, Izraeli, Kina, Kroacia, Letonia, Lituania, Malta, Mali i Zi, Norvegjia, Koreja e Jugut, Hungaria, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia, Çekia, Finlanda etj.

Lista u përpilua pas ekzaminimit të të dhënave epidemiologjike të secilit vend dhe duke marrë parasysh njoftimet e Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian (EASA), si dhe rekomandimin e Komitetit të Sëmundjeve Infektive.

Vizitorët nga vendet e lartpërmendura do t’i nënshtrohen kontrolleve në aeroport, por jo karantinës 14-ditore. Secili vend i origjinës së pasagjerëve do të kontrollohet jo nga pika e nisjes së fluturimit, por nga pasaporta e tij.

Për të gjitha vendet e tjera, ndalimet aktuale të udhëtimit të Greqisë do të vazhdojnë të zbatohen, megjithatë lista do të përditësohet dhe zgjerohet që nga 1 korriku. Autoritetet greke do të monitorojnë zhvillimin e virusit dhe do të ndryshojnë rekomandimet e tij në përputhje me rrethanat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button