KOVID-19, 35 raste të reja janë regjistruar sot në vend, 19 të shëruar

Nga gjithsej 1120 testime për virusin korona, sot janë evidentuar 35 raste të reja ndërsa 19 pacient janë shëruar. Kështu numri i të infektuarve në vend ka arritur në 2164, prej të cilit 498 janë raste aktive, shkruan Portalb.mk.

35 rastet e evidentuara sot janë nga këto komuna:

  • Shkup-22
  • Kumanovë-4
  • Shtip-1
  • Strugë-1
  • Gostivar-1

Ndërkaq 5 pacient kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit korona, edhe atë një 69 vjeçar nga Shkupi, një 70 vjeçare nga Struga, një 70 vjeçar nga Shkupi si dhe një 47 vjeçar nga Shkupi.

Deri sot në RMV gjithsej janë kryer 28,804 teste për virusin korona, numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar është 2164, nga i cili janë shëruar gjithsej 1535 persona, jetë kanë ndërruar 131 persona.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button