fbpx

Informacioni i gabuar dhe një muaj i vjetër plasohet si i ri

Burimi: KriThink

Më 21 maj 2020, kur aspak nuk u mbajt asnjë konferencë për shtyp mbi gjendjen e përditshme me koronavirusin në vend, është publikuar ky artikull në të cilin thuhet se Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka deklaruar se “ata që trajtohen nga virusi ndoshta do të paguajnë participim” edhe atë në “konferencën e sotme për shtyp”. Por, kjo nuk është e vërtetë.

Foto nga lajmi i recensuar

Linku deri te artikulli origjinal: Filipçe: Të sëmurët nga Covid 19 ndoshta do të paguajnë participim për trajtimin në spital

Data dhe koha e publikimit: 21.5.2020, 8:36

Data e recensionit: 21.5.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

Si e para, nuk bëhet fjalë për konferencë të re – të sotme për shtyp, por për konferencë të vjetër për shtyp nga 24 prilli, në të cilën janë parashtruar pyetje nga gazetarët në lidhje me atë se a do të lirohen nga participimi për trajtimin në spital ata që trajtohen nga Covid-19. Së dyti, përgjigja e ministrit është se do të bëhet një konstruksion financiar që ata të lirohen nga pagesa e participimit, pavarësisht nëse kanë apo jo sigurim shëndetësor.

Mirëpo, kjo përgjigje e ministrit, në deklaratën e dhënë në tekst pothuajse një muaj më vonë nga dita kur e dhënë, madje as nuk është transmetuar me saktësi.

Pyetja nga konferenca për shtyp e datës 24 prill është: “A paguajnë participim pacientët me Covid 19 që janë të shtruar në spital? ”

Përgjigja nga e cila rrjedh se për pacientët me koronavirus do të hiqet participimi është si më poshtë:

Ne me vendim të Qeverisë, i mbulojmë shpenzimet për të gjithë ata që nuk kanë sigurim shëndetësor. Por, ka mundësi që ta marrim parasysh edhe participimin. Do të bëjmë një konstruksion financiar dhe kjo mund të përfundojë brenda disa ditësh.

Një muaj më vonë, gjegjësisht tani, as spitali “8 Shtatori”, e as Klinika e Sëmundjeve Infektive, nuk marrin para për trajtimin e pacientëve me koronavirus.

Është e paqartë pse një tekst i vjetër më shumë se 25 ditë plasohet si i ri me informacion të pasaktë, edhe atë në orën 8 e 36 minuta të mëngjesit? Në orën 8:36 të mëngjesit, praktikisht është e pamundur të ketë përfunduar “konferenca e sotme për shtyp” të përfundojë, siç pretendohet në artikull.

Në çdo rast, është e nevojshme të verifikohen informatat para se të plasohen, veçanërisht kur bëhet fjalë për gjendje shëndetësore që prekin një numër të madh të qytetarëve që mund të dezinformohen.

Kur mediat marrin informacione nga kanale të tjera, qoftë përmes shërbimeve të lajmeve apo burimeve të tjera, duhet ta verifikojnë atë nga disa vende, për t’u siguruar që bëhet fjalë për lajm të ri dhe të rëndësishëm. Sidomos kur nuk janë të sigurt për deklaratën e dhënë, gjegjësisht nuk janë të bindur me sytë dhe veshët e tyre se deklarata është thënë pikërisht ashtu.

Në këtë rast është bërë e kundërta, gjegjësisht një informacion i vjetër, i cili nuk është i vlefshëm në kohën e publikimit, plasohet si i ri.

 

Ky artikull është pjesë e raportimit special të “Krithink”-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button