Deri të hënën qeveria e re, kreu i LDK-së beson se Vetëvendosje nuk do t’i bllokojë zyrat e qeverisë

Seanca e jashtëzakonshme për votimin e Qeverisë së re mund të mbahet deri të hënën, tha kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Njoftimi u dha para mbledhjes të partisë së tij, lidhur me veprimet  që duhen ndërmarrë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugën krijimit të Qeverisë së re, shkruan Euronews Albania.

“Tani ekziston një mundësi që një seancë të mbahet nesër, ekziston edhe mundësia qe të mbahet të hënën, nëse çdo gjë është në rregull sa i takon aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese në pikëpamje të hyrjes në fuqi të këtij aktvendimi, nuk ka arsye se sa të pritet të mbahet nesër nëse kërkojnë procedurat e aktgjykimit të shtyjnë atëherë do respektojmë atë”, tha ai.

Në deklaratën e tij Mustafa shprehu besimin se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të bëjë rezistencë dhe do t’i lirojë zyrat qeveritare, duke thënë se diçka e tillë do krijonte situata krahasuese me disa vende të Afrikës.

“Në momentin kur Kuvendi i zgjedh një qeveri, qeveria që ka qenë deri atëherë nuk ka mandat privatisht askush nuk preferohet të qëndroi në Zyrën e Kryeministrit dhe në zyrat e ministrave është jo ligjore dhe jo kushtetues dhe nuk pres që zotëri Kurti dhe Vetëvendosja do e sfidojnë vetën me një gjë të tillë sepse kurrë nuk është praktikuar në Kosovë dhe nuk praktikohet në vendet tjera.

Kam pas lexuar në disa vende të Afrikës që nuk i kanë lëshuar por kryesisht kanë qenë regjime ushtarake por regjimet demokratike dhe partitë demokratike nuk veprojnë kështu”, theksoi Mustafa.

Të enjten në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë dekretit të presidentin Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për formimin e Qeverisë së re, duke shmangur mbajtjen e zgjedhjeve e reja, të cilat i kërkonte Lëvizja Vetëvendosje, pas rrëzimit të Qeverisë Kurti me mocion mosbesimi më 25 Mars.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button