VMRO nuk pranon rritje të pensioneve në janar

Pensionet do të rriten në mars të vitit 2013, e jo në janar, ashtu siç kërkon opozita. Kjo pasi VMRO nuk pranoi amendamentin e LSDM-së me të cilin kërkoj që ngritja e pensioneve të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2013. 

“Nuk kemi ndërmend që të hymë në këto situata ditore politike. Do ta realizojmë programin e Qeverisë me të cilin kemi parashikuar rritjen e pensioneve në mars vitin e ardhshëm” – tha Ministri për Punë dhe Politikë Sociale Spiro Ristovski në arsyetimin e refuzimit të amendamentit.

Deputetët e opozitës maqedonase thanë se mos pranimi i këtij amendamenti zbulon dyfytyrësinë e VMRO-së, e cila në manifestin e tyre parazgjedhor kishte premtuar rritjen e pensioneve nga 1 janari i vitit 2013, ashtu si edhe vet ministri Ristovski në disa intervista për media.

“Më 6 shtator në intervistën e tij Spiro Ristovski premton se deri në fund të këtij viti do të rrisin pensionet për 5%. Ky është Spiro Ristovski apo ky që qëndron këtu dhe që nuk pranon amendamentin tonë që të rriten nga 1 janari. I njëjti Spiro Ristovski më 24 shtator 2012 deklaron se pensionet do të rriten nga shkurti për 7%. Deri kur do të luani me mashtrimet dhe manipulimet tuaja? Dhe atë e shisni si brengosje të madhe për popullatën më sensitive në Maqedoni” – tha Vesna Bendevska, deputete e LSDM-së.

Komisionin për Punë dhe Politikë Sociale ku përveç për rritjen e pensioneve po diskutohet edhe për 8 propozim ligje tjera e udhëheq Mile Paçimski, deputet i VMRO-së, pasi kryetarja e këtij Komisioni Cvetanka Ivanova nga LSDM nuk pranoi që të thërret seancë tjetër pa marrë epilog ligji për branitella./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button