Federer, sportisti më i paguar për vitin 2020

Tenisti i mirënjohur zviceran Rozher Federer është sportisti më i paguar në botë për vitin 2020. Sipas magazinë “Forbes”, në 12 muajt e fundit, tenisti zviceran ka përfituar 106.3 milion dollarë, prej të cilava 100 mln dollarë janë siguruar nga sponsorët, shkruan Alsat.

Në këtë mënyrë Federer bëhet edhe tenisti i parë që është shpallur sportisti më i pagur në listën vjetore të magazinës “Forbes”.

Në vendin e dytë është Kristiano Ronaldo me 105 mln dollarë, duke lënë pas argjentinasin Lionel Mesi me 104 mln dollarë. Nejmar mban pozitën e 4-të me të ardhura vjetore prej 95,5 mln dollarë, ndërsa ylli i Los Anxhelos Lejkers, Lebron Xhejms, rreshtohet në vendin e 5-të, me të ardhura vjetore prej 88.2 mln dollarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button