Tre ditë terr për fshatrat e Strugës

Prej ditësh rreth 10 mijë banorë të disa fshatrave të Strugës, ballafaqohen me ndërprerjen e vazhdueshme të energjisë elektrike, fakt që ka sjellë vështirësi të shumta në jetën e përditshme të qytetarëve të kësaj ane.

Më rëndë paraqitet situata në fshatrat Misllodezhdë, Poum dhe Bogovicë ku prej tre ditësh këto lokalitetet janë të zhytura në terr të vazhdueshëm duke mos pasur energji elektrike për asnjë minutë. Banorët e këtyre fshatrave apelojnë deri te organet kompetente të ndërhynë deri te EVN e cila nuk po bënë asgjë për sanimin e kësaj gjendje.

Ndërkohë edhe në Dollogozhdë, Koroshisht, Tatesh, si dhe lokalitete të tjera, si dhe bizneset që ndodhen në këtë pjesë të Strugës energjia elektrike ndërpritet gati se çdo ditë. Prej disa kohësh ndërprerjet e energjisë në Strugë po bëhen rutinë ndërkohë nga EVN, gjithmonë thonë se ndërprerjet vinë si rezultat i ndërhyrjeve për përmirësimin e rrjetit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button