Familja e të ndjerit, testi i të cilit ishte pozitiv në kovid-19, ka refuzuar të bashkëpunojë me epidemiologët

Epidemiologët kanë hasur në vështirësi për të kontaktuar familjen e një banori të ndjerë nga Shkupit, për të cilin, pas vdekjes, është fituar rezultat pozitiv në kovid-19, transmeton Portalb.mk.

Siç tha ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. në konferencën e sotme për shtyp, epidemiologët ishin përballur me probleme serioze në terren, veçanërisht në pjesën e mbledhjes së të dhënave.

“Ishte shumë e vështirë për të ardhur deri te familja, si për organizimin e funeralit, pasi u fituar rezultati se i ndjeri ishte pozitiv në kovid-19, e deri në dhënien e kontakteve të personave të cilët kishin qenë të pranishëm në varrim”, tha Filipçe, njofton 360 shkallë.

Gjatë ditës së djeshme, epidemiologët nga Instituti i shëndetit publik kanë bërë anketime epidemiologjike me familjen e banorit 53-vjeçar të Shkupit, i cili vdiq dje. Dhe janë bërë sondazhe epidemiologjike me punonjësit në një spital privat, e pas kësaj do të dihet nëse dikush do të vendoset në izolim.

I ndjeri ishte dërguar dje në një spital privat në Shkup pa shenja jete, ndërsa pas vdekjes është gjetur se kishte pas kovid- 19. Trupin e të ndjerit e kanë marrë familjarët dhe e kanë varrosur sipas të gjitha zakoneve fetare dhe popullore, pa respektuar protokollet për kovid-19.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button