“Ditët T”, maratonë shfaqjesh në Teatrin Kombëtar në Shkup

Nga data 13 deri më 21 dhjetor në organizim të Teatrit Shqiptar – Shkup, nën patronatin e Komunës së Çairit do të zhvillohet manifestimi “Ditët T”, në të cilin do të marrin pjesë me shfaqje të ndryshme Teatri Kombëtar i Prishtinës, Teatri “Migjeni” – Shkodër, Teatri ODA – Prishtinë, Teatri i Tetovës dhe Teatri i Kumanovës – Drama Shqipe.

Nën moton “Ti je pjesë e trekëndëshit” Teatri Shqiptar – Shkup fton publikun në këtë “Takim” me artistët shqiptarë, ndërsa për fituesit e lojës shpërblyese nga biletat e shitura, sponsorët Smaragd, Libraria e Çarshisë, Neptun dhe Gemak do të dhurojnë: qafore ari me logon e 100 vjetorit (punim ekskluziv), komplet librash të autorit Rexhep Qosja (29 vepra), televizor LCD 26″, komplet librash të autorit Ismail Kadare (20 vepra) dhe tre pako telefon celular+numër prepaid.

Çmimi për bllok biletë për të gjitha shfaqjet është 1 000 denarë. Biletat janë në shitje nga 13 dhjetori në Librarinë e Çarshisë dhe në biletarinë e Teatrit Shqiptar, ndërsa bllok biletat mund të sigurohen vetëm në Teatrin Shqiptar.

Ja edhe orari i shfaqjeve:

13 dhjetor, e enjte 
19.00h GJENERALI I USHTRISË SË VDEKUR 

14 dhjetor, e premte 
19.00h PARAJA  Teatri Shqiptar Shkup
15 dhjetor, e shtunë 
19.00h NJËSITI I MALLKUAR – Teatri i Kumanovës, Drama Shqipe

17 dhjetor, e hënë
19.00h BIG BROTHER SHKODRA –  Teatri “Migjeni” – Shkodër

18 dhjetor, e martë 
19.00h  SEKS? T’FALEMNDERS, SA ME E PROVU!  Teatri “Migjeni” Shkodër
20.30h  ME GRUSHT TEHUT TË THIKËS – Teatri i Tetovës

19 dhjetor, e mërkurë 
19.00h NATA E DYMBËDHJETË – Teatri Kombëtar i Kosovës

20 dhjetor, e enjte 
19.00h SIKUR KJO TË ISHTE SHFAQJE – Teatri ODA – Prishtinë

21 dhjetor, e premte 
19.00h  OPERA E LYPSARËVE 

Lajme të ngjashme

Back to top button