Bisedë telefonike ndërmjet ministrit Dimitrov dhe ministres spanjolle

Nikolla Dimitrov, ministri i punëve të jashtme në Maqedoninë e Veriut sot realizoi bisedë telefonike me homologen spanjolle, Arança Gonzales Laja, transmeton Portalb.mk.

“Ministri Dimitrov edhe një herë e falënderoi për mbështetjen e hapur dhe parimore nga Spanja për integrimet tona evropiane dhe euro-atlantike”, raportojnë nga ministria, duke shpreh kënaqësinë për angazhimin e tyre në rrugëtimin për në NATO dhe proceset evropiane.

Ministrat diskutuan edhe për gjendjen epidemiologjike dhe sfidat e dy vendeve.

“Ministrat shkëmbyen mendime edhe për shumë çështje aktuale nga rajoni. Ishte potencuar rëndësia e dinamizmit të mëtutjeshëm dhe thellimit të marrëdhënieve të shkëlqyera bilaterale, me angazhim të përbashkët për përforcimin e lidhjeve miqësore mes të dy shteteve”, deklarojnë nga ministria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button