U publikuan rezultatet e virusit korona për 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka raportuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 raste të reja me virusin korona nga 311 testimet e realizuara, ndërkohë janë shëruar 9 pacientë.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Stanovc) dhe komuna e Prizrenit 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Gërnçar) dhe 1 rast me vendbanim në Mirushë, Malishevë.

Sot më 29 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 311 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Gjashtë raste me infeksion janë në Vushtrri, pesë në Prizren dhe një në Malishevë. Të gjitha janë raste kontakti.

Gjithsej të infektuar në Kosovë tashmë janë 1.064, ndërkohë të shëruar 829. Si pasojë e koronavirusit kanë vdekur deri më tash 30 pacientë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button