Ministri deklaroi se janë subvencionuar pagat e artistëve, Sindikata kërkoi zbatim të Marrëveshjes Kolektive

Hysni Ismaili, ministri i kulturës në Maqedoninë e Veriut njoftoi se janë subvencionuar artistët dhe personat fizikë me 14,500 denarë për muajin prill dhe maj për shkak të gjendjes së pandemisë, transmeton Portalb.mk.

“Ne vazhdimisht jemi kujdesur dhe kemi pasur sukses në përpjekjet tona përmes Ministrisë së Kulturës, dhe me mbështetjen e institucioneve tona, të sigurojmë mbështetje financiare për muajt prill dhe maj të vitit 2020, me një shumë neto mujore prej 14.500 denarë, mjete që do të destinohen dhe paguhen artistët dhe personat tjerë fizikë që kryejnë veprimtari dhe aktivitete të tjera në fushën e kulturës, si dhe punonjësve të filmit që janë prekur nga kriza globale shëndetësore – ekonomike”, deklaroi Ismaili.

Këtë muaj, Ministria e Kulturës gjithashtu ka njoftuar se nuk do të shkurtojë financimin e projekteve të artistëve, në krizën me pandeminë.

Ndërkohë, Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) ka kërkuar nga Ministria e Kulturës të realizojnë Marrëveshjen Kolektive që u nënshkrua në fund të vitit të kaluar.

“Marrëveshja Kolektive e nënshkruar për kulturën të zbatohet plotësisht nga 1 korriku, SONK kërkoi nga Ministri i Kulturës”, njoftoi sot kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov.

“Duke i marrë parasysh mjetet buxhetore të Ministrisë së Kulturës për vitin 2020, Ministria dhe Qeveria kanë propozuar që dispozitat në lidhje me përcaktimin e koeficientëve për punonjësit e kulturës të fillojnë të zbatohen më së voni deri më 1.07.2020. Në periudhën në vijim, anëtarësia e të dyja sindikatave duhet të shpreh zyrtarisht mPër zbatimin e Marrëveshjes Kolektive, Qeveria miratoi konkluzion se mjetet e nevojshme për këtë qëllim duhet të sigurohen deri më 1 korrik 2020, kur edhe do të zbatohen koeficientet për punonjësit e kulturës për çka kanë rënë dakord të dy sindikatat përfaqësuese. Së bashku, kjo na ka çuar në këtë sukses të përbashkët, për të cilin i falënderoj edhe një herë të gjitha subjektet që kanë kontribuar në realizimin e tij.”, kishin deklaruar nga ministria në kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes Kolektive.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button