Mbi 2,6 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën

Numri i të shëruarve pas infektimit me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 2,6 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 2.605.586 persona janë shëruar nga virusi në gjithë globin, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Shifrat më të larta të të shëruarve janë regjistruar në SHBA (498.762), Spanjë (196.958), Brazili (193.181), Gjermani (164.100), Rusi (159.257), Itali (150.604), Turqi (124.369), Iran (114.931), Kinë (78.291) dhe Indi (71.410).

Pas shfaqjes në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur gati në gjithë globin.

Deri më tani, në mbarë botën janë konfirmuar 5.939.353 raste me virusin, ndërsa 362.798 njerëz kanë humbur jetën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button