fbpx

Në Tetovë nuk respektohen masat, nëse situata vazhdon kështu, qyteti do të futet në karantinë

Numri i të infektuarve në Tetovë sa vjen e rritet, krejt kjo për shkak se nuk respektohen masat e buta për parandalimin e përhapjes së virusit korona. Kështu sot konstatoi ministri Filipçe, pas një kontrollit të zhvilluar në këtë qytet. E këtë tezë, më së miri e vërtetojnë numrat e dënimeve nga ana e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) për mos mbajtje të maskave, shkruan Portalb.mk.

Nga gjithsej 191 raste me virusit korona të evidentuara në Komunën e Tetovës, aktualisht 69 prej tyre janë aktive kurse të tjerët janë shëruar, respektivisht në dy testimet e fundit për virusin korona kanë rezultuar negativ.

Sipas komunave reale, situata është si vijon:

  • Komuna e Tetovës- 93 (8 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Bogovinës- 47 (6 kanë ndërruar jetë)
  • Komuna e Tearcës – 22 (1 ka ndërruar jetë)
  • Komuna e Brvenicës – 15 (1 ka ndërruar jetë)
  • Komuna e Jegunovcës – 6
  • Komuna e Zhelinës – 7 (3 persona kanë ndërruar jetë)

Nuk respektohen masat për parandalimin e virusit korona

Rritja e numrit të të infektuarve ka shtyrë Ministrinë e Shëndetësisë të kryeje kontrolle në disa qytete të shtetit, ndër këto edhe Tetova, ku janë konstatuar shkelje të të gjitha masave.

“Informacionet të cilat i morëm nga tereni ishin indikator që ne të kryejmë kontrolle shtesë, në Tetovë konstatuam shkelje të të gjitha masave parandaluese, edhe atë të vetizolimit, mos mbajtje të maskave si dhe distancës” tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Tezën e ministrit të Shëndetësisë më së miri e vërtetojnë numrat e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) për atë se sa persona janë dënuar vetëm dy ditët e fundit për mos mbajtje të maskave.

“Për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, me datë 28,05,2020 janë përgatitur gjithsej 113 fletëpagesa për kundërvajtje “mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, respektivisht për mos mbajtje të maskave mbrojtëse, ndërsa sot për këtë janë dënuar 40 persona” tha Fatmir Rexhepi nga SPB, Tetovë.

Në qoftë se situata vazhdon kështu, Tetova rrezikon të futet në karantin

Venko Filipçe
Venko Filipçe

Ka gjasa që përsëri të vendosen masa restriktive për disa qytete specifike në qoftë se situata vazhdon kështu, aktualisht situata po ndiqet me vëmendje, potencoi kështu ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot.

Rivendosja e orës policore tanimë nuk është opsion, por masë eventuale me shembullin e Dibrës, mirëpo kjo mund të bëhet pasi të analizohet situata edhe ditëve në vijim, gjatë vikendit dhe fillimit të javës së ardhshme, shtoi ai.

Ai si komuna specifike ku nuk respektohen masat parandaluese për përhapjen e virusit korona përmendi Tetovën dhe Shtipin, ku janë kryer kontrolle, kurse në Shkup ai përmendi disa komuna ku numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm, edhe atë: Saraj, Çair, Gazi Baba dhe Aerodrom. 4

Ndryshe, Me 52 raste të diagnistifikaura, rastet e reja të regjistruara me Covid – 19 në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje, i cili është edhe numri më i madh i pacientëve të infektuar me këtë virus që nga 12 prilli, kur ishin shënuar 68 raste. Numri më i madh i rasteve është regjistruar përsëri në Shkup, ku ka 25 raste të reja.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close