LSDM dhe VMRO nuk kanë arritur akoma konsensus rreth datës së zgjedhjeve

Një ditë para përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe mbledhjes së Këshillit të Sigurimit, ku do të vendosët nëse do të vazhdohet ajo edhe më tej ose jo, dy partitë më të mëdha maqedonase, LSDM dhe VMRO-DPMNE, nuk kanë arritur akoma konsensus për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, shkruan Portalb.mk.

Qëndrimi i LSDM-së është që zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë të jetë e mundur, përkatësisht 22 pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Zëdhënësja e kësaj partie, Bogdana Kuzeska, deklaroi në konferencën e sotme për media se, zgjedhjet duhet të ndodhin së shpejti, sepse është e nevojshme të ketë qeveri dhe institucione funksionale dhe kuvend me legjitimet të plotë të qytetarëve.

Bogdana Kuzeska, Zëdhënëse e LSDM-së

“Qëndrimet e tona janë të qarta që zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e parë të mundshëm, përkatësisht 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, në pajtueshmëri me protokollet rigoroze për mbrojtje gjatë mbajtjes së zgjedhjeve. Ne synojmë të arrijmë konsensus edhe në këtë situatë kërkojmë konsensus kuptohet për këtë çështje e cila është e rëndësishme edhe për shëndetin e qytetarëve, për ekonominë dhe për institucionet”, ka deklaruar Kuzeska.

Por, VMRO – DPMNE, nuk lëshon pe nga pozicioni i saj se tani nuk duhet të mbahen zgjedhjet, me arsyetimin se kjo do të rrezikonte shëndetin e qytetarëve.

Zëdhënësi i partisë opozitare, Dimçe Arsovski, tha se zgjedhjet duhet të mbahen në atë datë kur nuk do të rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Sipas tij, LSDM po përshpejton mbajtjen e zgjedhjeve dhe kjo është në kundërshtim me shëndetin e qytetarëve, duke pasur parasysh edhe numrin e infektuar të ditës së sotme.

Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE
Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE

“Kjo nuk aludon se ka mundësi dhe mund të mbahen zgjedhje të reja që nesër. Normal është që data e zgjedhjeve të dakordohet me konsensus, sepse në atë mënyrë edhe ishin prolonguar. Ka kanal të komunikimit, por momentalisht nuk do të kisha hapësirë të jap ndonjë detaj të atij komunikimi. Duhet të presim, të shohim se çfarë do të ndodhë zyrtarisht. Në lidhje me datën e zgjedhjeve, ato duhet të mbahen të mbahen në atë moment kur të jemi të sigurt se nuk do të rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Kështu që, ajo është data kur do të duhej të mbahen zgjedhjet”, deklaroi Arsovski.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, është shprehur dje omptimist sa i përket arritjes së një kompromisi për datën e zgjedhjeve. Ai ka thënë se, dallimet ndërmjet partive politike përfshirë edhe pozicionet më ekstreme sa i përket datës së zgjedhjeve, nuk dallojnë më shumë se dhjetë – pesëmbëdhjetë ditë, dhe këto sipas tij, nuk janë dallime të patejkalueshme.

Bujar Osmani
Bujar Osmani

“Nëse këto ditë vazhdon komunikimi intensiv mes partive, siç edhe po ndodh mendoj se mund të takohemi diku rreth 5 korrikut. Qëndrimi i BDI-së, siç theksoi, është se asnjë proces shoqëror nuk guxon ta përkeqësojë gjendjen shëndetësore, diçka me çka, siç tha, pajtohen të gjitha partitë politike dhe se duhet të ketë konsensus sa i përket datës së zgjedhjeve sepse përfshirja në proces është shumë e rëndësishme për zgjedhjet. Do të vazhdojmë këto ditë të përpiqemi, nuk ja vlen që për 10 – 15 ditë ta qojmë vendin në krizë politike dhe më e pakta që presin qytetarët në kushte të pandemisë është që në mënyrë shtesë ta fusim shtetin në krizë”, ka deklaruar Osmani.

Kujtojmë se, zgjedhjet e parakohshme parlamentare ishin paraparë që të mbaheshin më 12 prill, por u anuluan për shkak të paraqitjes së koronavirusit. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button