Filipçe: Do ta kthejmë orën policore ose do të vendosim karantinë si në Dibër në disa komuna, nëse nuk respektohen masat

Për shkak se ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me virusin korona, komunat Saraj, Çair, Butel, Aerodrom dhe Gazi Babë mund të vendosen në karantinë nëse nuk i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së KOVID-19, njofton Portalb.mk..

“Do të vendosim masa restriktive ose karantinë sipas shembullit të Dibrës në vende të targetuara në pajtueshmëri me numrin e të prekurve. Masat do të zbatohen nëse në ditët e ardhshme vazhdohet numri i të infektuarve”, porositi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë publikimit të statistikave ditore për të infektuarit me virusin korona

Ai theksoi se një pjesë e qytetarëve të cilëve u janë bërë anketat, nuk kanë dhënë informata të sakta dhe nuk kanë bashkëpunuar me punëtorët shëndetësorë.

“Për momentin Buteli, Çairi, Saraji, Gazi Baba dhe Aerodromi janë vendet me më shumë të infektuar në vend. Ka problem me qytetarët të cilët nuk i tregojnë saktë të dhënat. Qytetarët patjetër duhet që t’i respektojnë masat, ndërkaq MPB-ja duhet të bëjë kontrolle dhe t’i sanksionojë ato të cilët nuk i respektojnë masat”, tha Filipçe.

 

Pas publikimit të numrave, edhe kryeministri, Oliver Spasovski ka reaguar duke thënë se janë alarm dhe thirrje për t’u respektuar të gjitha masat dhe protokollet. Edhe ai tha se nëse vazhdon kjo tendencë, nuk përjashtohet edhe kthimi i sërishëm i masave restriktive.

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 52 raste të reja të regjistruara me Covid – 19 në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje, i cili është numri më i madh i pacientëve të infektuar me virusin që nga 12 prilli, kur ishin shënuar 68 raste. Numri më i madh i rasteve është regjistruar përsëri në Shkup, ku ka 25 raste të reja. Të dhënat e ditës së sotme, flasin edhe për rritje të numrit pacientëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me këtë virus në krahasim me ditën e djeshme, me ç’rast sot është raportuar për 4 viktima të reja. Sipas të dhënave të ministrisë, sot janë shëruar 30 pacientë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button