MPJ e kënaqur nga zgjerimi i mëtejshëm i BE-së

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë përshëndet konstatimin se zgjerimi mbetet politikë kyçe e Bashkimit Evropian, i cili vazhdon ta përforcojë paqën, demokracinë dhe stabilitetin e Evropës, e me këtë edhe Bashkimi të jetë më mirë i përgatitur për ballafaqimin e sfidave globale dhe për realizimin e interesave personale strategjike.

Kredibiliteti i zgjerimit është kyç, konstaton Këshilli, dhe thekson përpjekjen për vazhdimin dhe avancimimin e këtij procesi.

Duke shprehur keqardhjen se Këshilli i BE-së edhe kësaj radhe nuk mori vendimin meritor për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë, Ministria megjithatë e vlerëson angazhimin e Këshillit për të konkretizuar perspektivën për fillimin e negociatave. Ministria përshëndet mundësinë e theksuar për marrjen e vendimit për hapjen e negociatave aderuese në periudhën e ardhshme.

Ministria tregon faktin se Këshilli i Bashkimit Evropian konfirmoi dhe përshëndeti përparimin e Republikës së Maqedonisë në zbatimin e reformave, veçmas në sferat kyçe të procesit zgjedhor, lirisë së shprehjes në media, administratës publike, implementimin e Marrëveshjes kornizë të Ohrit. Angazhimin të cilin Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe të gjitha institucionet shtetërore e bënë në zbatimin e plotë të qëllimeve të Dialogut aderues në nivel të lartë, pranohet në mënyrë përkatëse. Reformat vazhdojnë me dinamikë të përforcuar, në pajtim me Planin tashmë të miratuar aksional të Qeverisë për fillimin e Dialogut aderues me BE-në, të cilat para se gjithash janë në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së të gjithë nënshtetasve të Maqedonisë.

Në mbajtjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në gjetjen e zgjidhjes nën patronazhë të KB-ve për kontestin e imponuar bilateral për kontestin për emrin me Greqinë fqinjë, Republika e Maqedonisë gjithmonë ka kushtuar dhe do të vazhdojë t’i kushtojë rëndësi dhe angazhim thelbësor. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button