Spasovski: Numrat për të infektuarit e rinj, alarm për t’u respektuar masat

Numrat e të infektuarve të rinj janë alarm dhe thirrje për t’u respektuar të gjitha masat dhe protokollet, por nëse vazhdon kjo tendencë, nuk përjashtohet edhe kthimi i sërishëm i masave restriktive, paralajmëroi sot kryeministri, Oliver Spasovski.

Siç thotë, prioritet i të gjitha masave, protokolleve dhe rekomandimeve nga institucionet kompetente janë ruajtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve dhe argumentet për gjendje ë jashtëzakonshme ishin mu ato prioritete, si dhe përballja me krizën shëndetësore dhe ekonomike, por shteti vazhdimisht nuk mund të mbetet në gjendje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, qytetarët duhet të kuptojnë se jeta dhe shëndeti i familjeve dhe më të afërmve janë në pyetje. Tregoi se këto numra vijnë nga periudha restriktive, por siç tha, sot sërish do të bisedohet dhe do të vlerësohet nëse do të vazhdohet sërish gjendja e jashtëzakonshme në shtet, transmeton MIA.

Lidhur me datën për mbajtje të zgjedhjeve që e përmendi zëvendëskryeministri Bujar Osmani, 5 korriku, tha se ankandi me data nuk i shkon për shtati askujt, sepse, edhe njëherë përsëriti, prioritete kryesore janë shëndeti dhe jeta e qytetarëve.

Ministria e Shëndetësisë informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 52 raste të reja të regjistruara me Covid – 19 në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar rritje, i cili është numri më i madh i pacientëve të infektuar me virusin që nga 12 prilli, kur ishin shënuar 68 raste. Numri më i madh i rasteve është regjistruar përsëri në Shkup, ku ka 25 raste të reja. Të dhënat e ditës së sotme, flasin edhe për rritje të numrit pacientëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me këtë virus në krahasim me ditën e djeshme, me ç’rast sot është raportuar për 4 viktima të reja. Sipas të dhënave të ministrisë, sot janë shëruar 30 pacientë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button