fbpx

Modestia Intelektuale

Të gjithë e kemi të vështirë të pranojmë se ndonjëherë mund të jemi gabim. Në një botë gjithnjë e më të polarizuar, duket sikur njerëzit po bëhen gjithnjë më të sigurtë në bindjet e tyre dhe më pak të gatshëm të konsiderojnë këndvështrimet e të tjerëve. Por a mund të jetë kjo në dëm të inteligjencës sonë? Pra, nëse arrijmë ta kuptojmë modestinë intelektuale, a mund kjo në të vërtetë të jetë kyçe për të na bërë më të mençur.

Një nga temat më aktuale në shumë qarqe të ndryshme në shoqëri, është ideja e modestisë  intelektuale. Që duhet të jemi më modest në mendimet tona, më modest në bindjet tona dhe në konkluzionet tona. Ne duhet ti pranojmë kufijtë tonë dhe duhet të kemi tolerancë për ata që nuk pajtohen me ne, sepse ndoshta pikërisht ata mund të më afër të së vërtetës sesa ne mendojmë.

Një mënyrë për të menduar për modestinë intelektuale është që, pavarësisht sa të mençur jemi, sa të shkolluar jemi, asnjëri prej nesh nuk është imun që ndonjëherë të mos jetë gabim. Ne si specie jemi intelektualisht të gabueshëm.

Pse përpiqemi aq shumë për të kuptuar dhe pranuar kufijtë e njohurive tona? Mediat sociale shpesh duken sikur janë plot me njerëz që ofrojnë mendime serioze për gjëra për të cilat ata me të vërtetë dinë shumë pak. Por, shtrohet pyetja çfarë e ushqen këtë vetëbesim kaq të madh dhe a jemi të gjithë ne të paraprirë për këtë dukuri?

Efekti psikologjik i njohur si Dunning-Kruger është se kur ju NUK keni ndonjë njohuri ose ekspertizë, ju nuk jeni në gjendje të kuptoni se ju mungon pikërisht ajo dije dhe ekspertizë. Dhe arsyeja që kjo ndodh është sepse shpesh ekspertiza për të cilën ju duhet të merrni një vendim të saktë është saktësisht e njëjta ekspertizë që ju nevojitet për të vlerësuar nëse ky është apo jo vendimi i duhur. Një gjë për të ditur është që efekti Dunning-Kruger herët a vonë është i pashmangshëm, do të na ndodhë neve të gjithë. Të gjithë ne kemi sfera të paaftësisë, të gjithë bëjmë gabime, dhe këto janë momentet kur ne hyjmë në efekt dhe nuk e dimë se me të vërtetë kemi hyrë në efekt. Ne shpesh supozojnë se njerëzit e mohojnë paaftësinë e tyre, sepse ata vetë janë në mohim. Ata e dinë se ajo është aty, por nuk duan ta pranojnë se është aty. Në fakt, psikologët thonë që gabimet tona janë thjesht të padukshme për ne. Pra efekti Dunning-Kruger është pjesë e ingridentëve në këtë miks, në këtë gjellë të modestisë intelektuale dhe nevojës për modesti intelektuale. Ne të gjithë duhet të jemi intelektualisht pak më modest. Nëse vërtet duam të dimë, ndonjëherë do të thotë të pranojmë kur nuk e dimë.

Pra, si lidhet modestia intelektuale me inteligjencën tonë? A mund të luajë një rol në mënyrën se si ne mbledhim njohuri? Apo mënyrën në të cilën ne e kuptojmë se sa të mençur jemi vërtet?

Universiteti prestigjioz në Oxford (Oxfor University, UK) ka bërë disa eksperimente për të shqyrtuar se si modesita intelektuale lidhet me inteligjencën e njerëzve dhe me njohuritë e tyre. Pra, perceptimi ose ndërgjegjësimi i njerëzve se sa inteligjentë janë apo sa dinë ata. Eksperimentet tregojnë që nuk ka një lidhje midis niveleve të modestisë intelektuale të njerëzve dhe aftësisë së tyre të përgjithshme kognitive (njohëse) ose IQ-së së tyre. Por, edhe pse modestia intelektuale nuk e parashikon inteligjencën e përgjithshme, ose aftësitë kognitive, ajo ishte shumë parashikuese se si njerëzit e perceptonin inteligjencën e tyre. Kështu, njerëzit që ishin më të ulët në modesti intelektuale treguan se ishin shumë më të mirë në zgjidhjen e problemeve se sa njerëzit e tjerë. Ata gjithashtu e mbivlerësuan veten se sa të mirë ishin në vlerësimet e aftësive të tyre kognitive. Njerëzit të cilët ishin më të lartë në modestinë intelektuale ishin më konservatorë në vlerësimet e aftësive të tyre për zgjidhjen e problemeve dhe në të vërtetë e nënvlerësuan veten se sa të mirë ishin në vlerësimet e asftësive të tyre kognitive.

Një studim tjetër analizoi se si modestia intelektuale lidhet me njohuritë e përgjithshme të njerëzve. Ajo që u zbulua është se modestia intelektuale ishte parashikuese e aftësisë së njerëzve për të bërë dallime midis sendeve reale dhe fiktive në këto vlerësime, që do të thotë se njerëzit që ishin intelektualisht më modest, kishin më shumë njohuri të përgjithshme. Kurse, njerëzit që ishin më të ulët në modestinë intelektuale, kishin më shumë të ngjarë të pretendonin njohuri që nuk kishin. Kështu që, edhe pse në studimin e parë pamë se modestia intelektuale nuk kishte lidhje me aftësinë e përgjithshme kognitive, nga ana tjetër duket se kishte lidhje me atë se sa njohuri njerëzit kanë.

Nëse modestia intelektuale është e lidhur me përvetësimin e njohurive, a mund të jetë  kjo një komponent kyçe për t’i bërë njerëzit më të mençur? Është interesante se një nga pengesat për modestinë intelektuale në të vërtetë mund të jetë mënyra në të cilën ne perceptojmë dhe kuptojmë inteligjencën njerëzore.

Në njërën anë të spektrit, njerëzit besojnë se inteligjenca është një tipar i caktuar, që ju me lindje merrni një sasi të caktuar të saj dhe kjo është kjo. Në anën tjetër të spektrit, njerëzit besojnë se inteligjenca është diçka që zhvillohet, që ju mund të rrisni dhe përmirësoni inteligjencën tuaj përmes punës dhe mundit të palodhur. Nëse e kuptojmë se inteligjenca është diçka që nuk mund të rritet, dhe që ose e keni ose nuk e kemi, është më e vështirë që të kemi modesti intelektuale. Adoptimi i një mentaliteti të rritjes mund të na ndihmojë të nxisim modestinë intelektuale, sepse nëse mendojmë në këtë drejtim që inteligjenca mund të zhvillohet, që ne mund të bëhemi më të mençur dhe të mësojmë, kjo hap rrugën për të qenë intelektualisht më modest, duke pranuar gjithçka që ne ende nuk dimë, dhe për të korrigjuar mënyrat ku mund të kemi gabuar.

Modestia intelektuale mund të ketë një ndikim të madh në shoqëri. Hulumtimet tregojnë që njerëzit që janë intelektualisht më modest kanë pikëpamje më pozitive për njerëzit që nuk pajtohen me ta. Ata janë më të hapur për të negociuar dhe për të bërë kompromise, ata janë më të hapur për të eksploruar informacione dhe veçanërisht informacione që bien ndesh me atë që aktualisht besojnë.

Në gjë në lidhje me efektin Duuning-Kurger është që ky efekt ritet kur njerëzit lihen të vendosin vetë për gjithçka, kur ata përpiqen të gjykojnë  vetë gjykimet e tyre. Kjo është kur ata futen në telashe. Pra, është gjithashtu e rëndësishme të kërkohen mendime të njerëzve të tjerë. Ne mund të mos na pëlqejnë ata, por ata mund të na ndriçojnë rrugën e të kuptuarit tonë. Nëse duam të bëjmë zbulime të mëdha, do të duhet të zhytemi në bulevarde të panjohur dhe të ballafaqohemi me gjithçka që ende nuk kemi kuptuar. Modestia intelektuale mund të na ndihmojë të përparojmë. Dhe të gjithë ne e duam përparimin.

Në krejt këtë që kam shkruar unë besoj, por mund të të jemi edhe gabim.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button