SHBA, protestuesit i vunë zjarrin rajonit të policisë në Minneapolis (VIDEO)

Një zjarr shpërtheu në ndërtesën e rajonit të 3-të të Policisë në Minneapolis, të enjten vonë në mes të protestave pas vdekjes të afro-amerikanit George Floyd, të paarmatosur që vdiq pasi u kap nga një oficer i bardhë i policisë, raporton Anadolu Agency (AA). 

Demonstruesit e zemëruar sulmuan ndërtesën dhe mund të shiheshin në videot që qarkullonin në mediat sociale duke brohoritur “Cili është emri i tij? George Floyd!” – duke brohoritur emrin e burrit, fjalët e fundit të të cilit ishin “Nuk mund të marr frymë”.

Në ditën e tretë të protestave, policia u përlesh me disa demonstrues ndërsa mbaheshin mitingje paqësore.

Policia e Minneapolis braktisi rajonin e 3-të të policisë. “Në interes të sigurisë së personelit tonë, Departamenti i Policisë në Minneapolis evakuoi rajonin e 3-të dhe stafin e saj. Protestuesit hynë me forcë në ndërtesë dhe kanë ndezur disa zjarre”, thuhet në deklaratëna e policisë së Minneapolis.

Masa e fundit erdhi disa orë pasi Prokurori i Qarkut Hennepin Mike Freeman tha se nuk do të “nxitojë” të akuzojë katër oficerët e përfshirë në vdekjen e Floyd të hënën.

“Kjo video është frikësuese dhe e tmerrshme, dhe asnjë person nuk duhet ta bëjë këtë”, tha Freeman. “Por detyra ime në fund është të dëshmoj se ai shkeli një statut penal dhe nëse ka prova të tjera që nuk mbështesin një akuzë penale”, shtoi ai, duke iu referuar oficerit që e kishte gjurin në qafën e Floyd.

Më vete, më shumë se 500 ushtarë të Gardës Kombëtare janë aktivizuar në Minneapolis, Shën Paul dhe komunitetet përreth. Kryetari i Minneapolis, Jacob Frey deklaroi gjithashtu një urgjencë lokale të enjten mbrëma për shkak të trazirave civile.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh në Twitter se shihet “mungesë e udhëheqjes” në Minneapolis.

“Unë nuk mund të qëndroj prapa dhe të shikoj këtë që po ndodhë në një qytet të madh amerikan, Minneapolis. Një mungesë totale e menaxhimit. Ose kryetari radikal i majtë shumë i dobët, Jacob Frey, të veprojë së bashku dhe të sjellë qytetin nën kontroll, ose unë do dërgoj Gardën Kombëtare që të bëjë punën si duhet”, tha Trump.

“Këta dhunues po poshtërojnë të kaluarën e George Floyd dhe nuk do ta lejoj këtë të ndodhë. Sapo fola me Guvernatorin Tim Walz dhe i thash atij se Ushtria është me ta deri në fund. Pas çdo komplikimi dhe ne do të marrim kontrollin, por, kur fillojnë plaçkitjet, fillojnë të shtënat. Faleminderit!”, shtoi ai.

Floyd, 46 vjeç, u arrestua të hënën në Minneapolis të Minesotas pasi raportohet se u përpoq të përdorte një monedhë të falsifikuar 20 dollarëshe në një dyqan lokal.

Pamjet në video në Facebook treguan atë të prangosur dhe duke bashkëpunuar.

Por policia pretendon se ai i rezistoi arrestimit. Njëri prej oficerëve i vendosi gjurin në qafë, megjithë lutjet e përsëritura të Floidit se “Nuk mund të marr frymë”.

Pas pak, Floyd shihet duke humbur vetëdijen, por oficeri vazhdon të qëndroj mbi viktimën. Ai vdiq menjëherë pasi u dërgua në një spital.

Katër oficerë janë pushuar nga puna për vrasjen, të cilat shkaktuan protesta masive kundër brutalitetit të policisë.

Familja e Floyd thanë se ata dëshirojnë që oficerët të akuzohen për vrasje.

Vdekja e Floydit tërheqë paralele të forta me atë të Eric Garner, i cili vdiq gjatë një arrestimi fatal të vitit 2014 në New York, duke i lutur vazhdimisht oficerët, “Nuk mund të marr frymë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button