Kundërspin: MPB nuk do të guxonte të publikojë informacione që janë nën kompetenca të PP-së dhe Gjykatës

MPB dhe policia kanë të drejtë të informojnë opinionin për aktivitet e tyre ligjore, por jo në mënyrën se si e bëri Naqe Çulev – “Do të publikojmë, po ashtu, informacione për bartës së caktuar të funksionarëve publik për të cilët tashmë ka informacione të grumbulluara, dhe të cilët mund të kenë kryer vepër penale”. Për këtë kompetencën e ka Prokuroria ose Gjykata sepse procedurat hetimore, janë të mbrojtura si procedura sekrete, shkruan Vërtetëmatësi

Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, dha deklaratë në të cilën mund të shihet spin:

Spin: Në raport me hetimit, të cilin e njoftova, duka të them se në periudhën e kaluar si MPB, përkrah koncentrimit tët zbatimit të masave të Qeverisë për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve, MPB të mos humb funksionin e vet zbulues, gjegjësisht aktivitetin në fushën e zbulimit të personave që kanë kryer vepër penale, në veçanti në fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Në periudhën e ardhshme  do to publikojmë, po ashtu, informacion për disa bartët të funksioneve publike për të cilët ka informacione, se është e mundur të kenë kryer vepër penale. 

[Burimi: А1 ON – Çulev: do të publikojmë informacione… – data: 28.05.2020]

Kundërspin: Ministri për Punë të Brendshme, Naqe Çulev, në konferencë për shtyp me 28.05.2020 me temë tjetër, si përgjigje ndaj pyetjes gazetareske theksoi se “në periudhën e ardhshme do të publikojmë informacione për bartës të funksioneve publike, për të cilët ka informacione të mbledhura, se mund të kenë kryer vepër penale”, gjë që është e vërtetë e shtrembëruara, përkatësisht spin.

Spini del prej kompetencave ligjore të MPB-së, gjegjësisht Policisë, dhe të cilat janë të përcaktuara me Ligjin për Punë të Brendshme dhe Ligjin për policinë, si dhe me Ligjin për procedurë penale dhe Ligjin për Prokurori Publike.

Së pari, në Ligjin për policinë në nenin 10, paragrafi 1 thuhet se “Policia do të njoftoi opinionin për çështje të kompetencave të saj”. Megjithatë, në të njëjtin nene ka paragraf ku thuhet:

Nuk do të jepen informacione, të dhëna dhe njoftime të cilat në pajtim me ligjin janë të përcaktuara me shkallë të përshtatshme të klasifikimit, në veçanti kur janë realizuar kushtet të përcaktuara me ligj. 

Ndërsa si informacion i klasifikuara, ose sekret, për aty të rregulluara me ligjin për informacione të klasifikuara, llogariten edhe procedurat parahetimore dhe hetimore të cilat rregullohen me ligjin prices për proceset, Ligjin për procedurë penale.

Në këtë ligj është Neni 289 në të cilin thuhet:

Të gjithë procedurat hetimore të ndërmarra nga ana e prokurorit publike ose policisë vlerësohen si sekrete.

Më pas ekziston edhe neni 299 i cili rregullon procedurën parahetimore:

Nëse këtë e kërkojnë interesat e procedurës hetimore, nevoja për tu ruajtur sekrete ose për të mbrojtur jetën personale dhe familjare të personit të dëmtuar ose të dyshuar, prokurori publik do t’i caktojë personit që e dëgjon, i cili është prezent në veprimtarinë hetimore ose shqyrton shkrimet, t’i ruaj si të dhëna të fshehta dhe do të paralajmërojë për pasojat e zbulimit të fshehtësisë. 

Pasi që të jenë mbledhur faktet të cilat flasin kundër personit të dyshuar, edhe në këtë rast, Prokuroria është ajo e cila vendos nëse do të ngrejë padi penale dhe nëse vendos për të ka afate saktësisht të përcaktuara.

Pas kësaj prokuroria ka të drejtë të njoftojë opinioni se kanë padi penale të ngritur ndaj personave të caktuar, me iniciale, sepse ka fakte për të besuar se personi është fajtor për veprën e kryer. Kur akti do të llogaritet nga Gjykata në kuptimin nëse ka fakte të mjaftueshme për të realizuar procedurën gjyqësore, atëherë fillon procesi gjyqësor, ku Prokuroria dhe Mbrojtja janë në një pozitë të njëjtë dhe gjykata vlerëson faktet e njërës dhe tjetrës palë.

Kur e gjithë kjo do të merret parasysh, pk ashtu edhe Ligji për polici, i cili thotë se policia ka njësi të organizuar për shtypjen e krimit të organizuar (Neni 18), por edhe kjo njësi “në kryerjen e punëve të veta punën në bashkëpunim dhe zbaton udhërat e marra nga Prokuroria Publike, në pajtim me ligjin”, atëherë informacioni është i qartë se jo MPB, por Prokuroria Publike ka të drejtë të publikojë të dhëna “për bartës të caktuar të funksioneve publike, për të cilët tashmë kanë marr informacione se mund të kenë kryer vepër penale”, siç thotë Çulev, i cili në fjali para kësaj thotë se këto dyshime janë të natyrës së krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prej këtu, Çulev mund të urdhërojë të publikohen informacione të tilla nga MPB, të mbaj konferencë për shtyp, etj, por e gjithë kjo do të ishe shumë e dyshimtë nga aspekti ligjor. MPB-ja ka të drejtë të informojë opnionin kur kanë penguar ose kanë qenë dëshmitar të veprës penale dhe se për këtë e informon Prokurorinë Publike për procedurë të mëtutjeshme, por kjo më së shpeshti ka të bëj me pengimin e prishjes së rendit publik dhe paqes prej përmasave të ndryshme, ose për shkak të veprave të tjera penale, vjedhje, vrasje, dhunë, etj., dhe jo “bartës të funksioneve publike për të cilët ka informacione të caktuara, se mund të kenë kryer vepra penale“. Për këtë, siç thamë më lartë, kompetenca ka Prokuroria Publike, e cila pasi që të njoftohet ose ka padi penale nga MPB, e udhëheq më tej hetimin, ndërsa përgjatë procedurës në vazhdim informacionet i publikon edhe Gjykata nëse bëhet fjalë për caktimin e masës me arrest.

Sipas kësaj, deklaratën e Çulev, përveç nëse rastësisht ka harruar të përmend PP-në dhe Gjykatën, mund ta vlerësojmë si të vërtetë të shtrembëruara nga autoritetet e MPB-së dhe policisë është spin. Nga kjo mund të bindet opinioni edhe me verifikimin në ueb-faqen e MPB-së dhe të PP-së në RMV për tu siguruar se cili institucion çfarë informacione publikon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button