Shqipëri, 23 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 23 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.099, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 276 qytetarë si të dyshuar me COVID-19..

“Numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1.099. Prej tyre, mbi 77 për qind janë të shëruar. Në vend aktualisht janë 215 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 28 qytetarë, duke e rritur në 851 numrin e të shëruarve.

Deri tani në Shqipëri janë kryer gjithsej 15.595 testime, ndërkohë 33 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, që nga fillimi i pandemisë.

Për shkak të COVID-19 në Shqipëri vazhdon gjendja e fatkeqësisë natyrore, ku janë në fuqi disa nga masat, ndërsa prej disa javësh ka filluar zbatimi i strategjisë së rihapjes dhe lehtësimit të masave për qytetarët dhe bizneset.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button