Autobusët që lidhin Shkupin me fshatrat shiptare përreth nuk mund të depërtojnë deri në stacionet e fundit

Ndërmarrja publike e transportit Shkup, për shkak të reshjeve të borës, ka shkurtuar linjat ose nuk realizon udhëtimin deri në stacionet e fundit të fshatrave tek të cilat ngricat janë të mëdha dhe është e pa mundur të udhëtohet.

Tek autobusët e qytetit nuk ka ndonjë problem, problemet janë evidente tek autobusët që lidhin qytetin e Shkupit me fshatrat përreth.

Sa u përket autobusëve që lidhin Shkupin me fshatrat e banuara me shqiptarë, nga NPT Shkup thonë:

Autobusët:

11- nuk shkon deri në destinacionin e fundit në fshatin Rashçe, ndalet në Deksion.

47-që duhet të shkojë deri në fshatin Luboten, ndalet në Lubotenski Pat.

55-që duhet të përfundojë udhëtimin ne qendër të Haraçinës, ndalet në hyrje të fshatit.

55B -duhet të shkojë deri tek fshatrat Orllancë dhe Grushinë ndalet tek ura në hyrje të Haraçinës.

56 – duhet të shkojë deri tek fshati Bojanë, ndalet tek vendi i quajtur Rasadnik.

56A i cili duhet të arrij në Kopanicë, ndalet tek ura.

60 –nuk shkon deri në Matkë, por ndalet në fshatin Gllumovë.

64B -që duhet të shkojë deri në fshatin Nigishtan, ndalet në fshatin Orman.

65A -nuk ndalet në Straçincë por në Stajkovc.

70-nuk shkon deri në Batincë por ndalet tek vendi Drizlla.

81- nuk ndalet në Bllacë por në fshatin Mirkovci./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button