6 avionë ushtarak të SHBA-së dhe Greqisë fluturuan mbi Shkup në nder të pranimit të RMV-së në NATO (VIDEO)

Dy avionë ushtarak amerikanë dhe 4 nga Greqia sot në ora 11:20 fluturuan mbi Shkup që t’i dëshirojmë Maqedonisë së Veriut mirëseardhje në NATO, njofton Portalb.mk.

Avionët kanë ardhur nga drejtimi i Aeroportit të Shkupit dhe kanë fluturuar nëpërmjet vardarit në lartësi prej 1.500 metrave.

Avionët amerikanë “B1” dje janë nisur nga Dekota e Jugut dhe pas 30 orëve fluturim të pandërprerë kanë arritur në Maqedoninë e Veriut, gjatë së cilës karburanti u ka rrjedhur në ajër. Avionët grek kanë qenë të tipit “F16”.

“Aleatët tanë amerikanë dërgojnë porosi të fuqishme se dy vendet tona mbajnë bashkëpunim të shkëlqyer dhe se edhe pas hyrjes në Aleancë, SHBA mbetet aleati ynë i fuqishëm dhe partner strategjik”, deklaroi ministrja e Mborjjtes, Radmilla Shekerinska.

Anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë aë Veriut në NATO filloi me mbështetje të madhe  nga ana e vendeve aleate, e cila u tregua  edhe gjatë krizës shëndetësore të koronavirusit me donacione të shumta në pajisje  mjekësore dhe mbrojtëse nga ana e aleatëve. Si anëtare e re e NATO-s, Republika e Maqedonisë së Veriut është përfshirë edhe me programin  për patrullim ajror i cili është ekskluziv vetëm për  anëtaret e Aleancës dhe qëllimi i së cilës është mbrojtja e qiellit  të shteteve të NATO-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button