Qiproja Veriore nuk regjistroi asnjë rast të ri me COVID-19 për 41 ditë

Asnjë rast i ri i koronavirusit nuk është zbuluar në Republikën Turke të Qipros Veriore (TRNC) gjatë 41 ditëve të fundit, tha të enjten zv/kryeministri i vendit dhe ministri i Punëve të Jashtme, Kudret Ozersay, raporton Anadolu Agency (AA).

Ozersay konfirmoi në Twitter se nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 në vend gjatë 41 ditëve.

Rasti i fundit pozitiv u konfirmua më 17 prill.

Rasti i parë në TRNC u konfirmua më 10 mars kur një turist gjerman u diagnostikua me virusin, më pas 108 raste u raportuan që nga regjistrimi në vend dhe katër vdekje.

Pas vendit të origjinës në Wuhan të Kinës dhjetorin e kaluar, COVID-19 është përhapur në të paktën 188 vende dhe rajone.

Pandemia ka vrarë më shumë se 359,000 njerëz në të gjithë botën, me më shumë se 5.8 milionë raste të konfirmuara, ndërsa të shëruarit kanë tejkaluar shifrën prej 2.4 milionë, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button