Ekipi i TV “Klan” ka marrë kërcënime që t’i fshijë incizimet e emigrantëve në Vaksincë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ashpër kërcënimet kundër ekipit gazetaresk të TV Klan.

“Sot gazetari Furkan Saliu dhe kameramani Ibrahim Mamuti ishin në terren në fshatin Vaksincë, ku ata kanë xhiruar një grup të madh emigrantësh që lëviznin në atë rajon. Pasi kanë mbaruar me xhirimin, ata me makinën e tyre janë nisur mbrapa për në Shkup. Duke u kthyer, një makinë me targa të Kumanovës iu ndërpreu rrugën dhe nga ajo doli një burrë që kërcënoi gazetarët dhe u kërkoi që të fshijnë xhirimet dhe të mos i publikojnë ato, thonë nga SHGM.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë kërkon nga Ministria e Punëve të Brendshme ta identifikojë menjëherë personin që kërcënoi gazetarët dhe të paraqet rastin në Prokurorinë Themelore Publike.

“Sipas ekipit të TV Klan, ato kanë paraqitur rastin në polici menjëherë pas pranimit të kërcënimeve. Prandaj, presim nga Ministria e Punëve të Brendshme të nisë menjëherë hetimin e këtij rasti, duke dërguar kështu mesazh që sulme të tilla nuk do të tolerohen. Për më tepër, u bëjmë thirrje institucioneve dhe organizatave vendase dhe ndërkombëtare që punojnë në mbrojtjen e drejtave të emigrantëve që të interesohen për këtë rast dhe të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të tij. Ju kujtojmë që censura është e ndaluar me Kushtetutë, dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë absolutisht të papranueshme, dhe ato janë paraqesin vepër penale”, thonë nga SHGM.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Ky tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Оbservatori i reformave mediatike“, të cilin e realizon Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis“, me mbështetjen financiare të “Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni“. Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e Hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button