Ka përfunduar rikonstruktimi i bulevardit “ASNOM” deri tek ura “Binjakët”

Rikonstruktim i bulevardit “ASNOM” në fillim të udhëkryqit të bulevardit “Vasko Karangeleski” deri te udhëkryqi me bulevardin “Serbija” te ura “Binjakë”, është premtim i realizuar i kryetarit Shkupit, Petre Shillegov. 

Zgjerimin e kësaj pjese Shillegov e njoftoi me konferencë për shtyp disa muaj pas ardhjes së funksion, si fazë e parë e projektit për korridorin e ri përmes lumit Vardar i cili do të lidh komunat Aerodrom, Gazi Babë dhe Qendër, shkruan Vërtetëmatësi.

Rikonstruktimi i kësaj pjese të komunikacionit filloi pranverën e kaluar, përfundoi së fundmi. Në shtegun e përmendur është bërë zgjerimi i bulevardit “ASNOM” me 3 korsi, me shtigje për këmbësor dhe biçikleta në të dy drejtimet dhe në mes me gjelbërim.

Kjo faktikisht, është një prej tre faze për ndërtimin e këtij bulevardi, i cili në periudhën e ardhshme përmes urës së re në Vardar – e cila tashmë është në ndërtim, duhet të lidhet me bulevardin Goce Dellçev në Komunën Gazi Babë (te Qeramika), me çka Aerodrom do të ketë një relacion të ri të komunikacionit me Komunën Qendër.

Informacioni dhe fotografitë për bulevardin e zgjeruar janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Shkupit dhe në më tepër mediume.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button