Bora vështirëson qarkullimin, Dibër–Shkup 3 orë e gjysmë rrugë

Reshjet e vazhdueshme të dëborës kanë vështirësuar qarkullimin në akset rrugorë Dibër-Mavrovë dhe Dibër-Strugë.

Nga Komuna e Dibrës thonë se nëse standard prej Dibre deri në Tetovë nevojitet të udhëtohet për një orë e gjysmë, tani për shkak të borës, kjo rrugë për gati 4 orë, thotë Ylli Mizo, shef në kabinetin e kryetarit të Komunës Dibër.

‘Sipas informacioneve të banorëve që kanë udhëtuar për në Shkup, rrugën e kanë me shumë vështirësi dhe për tre orë e gjysmë,  orar i stërzgjatur, pasi siç e dimë kjo rrugë bëhet për një orë e gjysmë. Kështu që zhvillohet komunikacioni por me vështirësi të mëdha. Me vështirësi gjithashtu qarkullohet edhe në aksin rrugor Dibër-Strugë’ tha Mizo.

Sa i përket Qytetit të Dibrës dhe fshatrave për rreth, Mizo informon se janë pastruar gjitha rrugët dhe nuk ka probleme.

‘Sa i përket Komunës Dibër, ne i kemi marrë të gjitha masat për përgatitjen e sezonit dimërorë, përveç borë pastruesve me kamioni që disponon komuna jonë, ne kemi angazhuar edhe firma private me bager dhe kamion tjerë që kujdesen për pastrim. Rrugët lokale janë të kalueshme, gjatë orëve të mbrëmjes bëhet edhe hedhja e rërës që mos të ketë rrëshqitje të veturave. Po ashtu janë pastruar edhe rrugët në viset më të larta malore’ potencoi Mizo./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button