Veprat e kompozitorëve nga Kosova, premierë në Londër

Vepra “Trio” e Kreshnik Aliçkaj dhe “Optio” e Memli Kelmendit, do të jenë veprat që do të interpretohen Premierë Botërore nga Ëillingdon House Music Londër, transmeton KlanKosova.

24 kompozitorë nga mbarë bota u janë përgjigjur thirrjes së aplikimit WHM (RE) Inventions, New music, për shkak të numrit të madh të veprave selektive, koncerti do të mbahet në dy ditë.

Koncerti i parë, “Optio” e Memli Kelmendit do të interpretohet të premten më 29 maj në orën 19:30 ndërsa koncerti i dytë, vepra “Trio” e Kreshnik Aliçkaj do të interpretohet të premten më 5 qershor në ora 16 :30.

Bëhet e ditur se për shkak të pandemisë globale të koronavirusit koncertet do të transmetohen drejtëpërdrejt në livestream
http://www.facebook.com/willingdonhousemusic

Willingdon House Music është ansambël professional në përbërje nga; Flavia Hirte, Nicola Barbagli, Ellen Bundy dhe Max Mausen, të cilët njihen për interpretimin e veprave që nga periudha e barokut (intstrumente të barokut) deri tek muzika bashkëkohore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button