Avramopulos i kënaqur nga vendimi i BE-së

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Dimitris Avramopulos pas takimit të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së (GAK) në Bruksel ishte i kënaqur për përkushtimin e Evropës drejt zgjerimit dhe për vendimin për Maqedoninë që të zgjidhet çështja e emrit para se t’i fillojë negociatat aderuese me BE-në, bëri të ditur MIA.

“Hapja e negociatave aderuese me Maqedoninë, nuk është çështje teknokratike, por politike, deklaroi Avramopulos, i cili shtoi se epilogu nga takimi i GAK-ut është konfirmim i besimit në Greqinë dhe dëshmoi përkushtim të fortë të parimeve dhe pozicioneve, e ai është se respektimi i marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore është parakusht i cili doemos duhët të përmbushet.

Avramopulos tha se qëndrimet dhe mendimet e Greqisë në takimin i kanë mbështetur shumë vende me rol dominues në rajon dhe në procesin e zgjerimit. Ai informoi se Këshilli do ta përdor raportin e Komisionit Evropian i cili pritet në pranverë, për të bërë vlerësim të hapave të cilat Maqedonia duhet t’i ndërmerr për të gjetur zgjidhje në kuadër të negociatave që zhvillohen në KB, dhe se negociatat aderuese do të fillojnë vetëm pasi të gjendet zgjidhja. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button