Biznesmenit i bllokohen 400 mijë dollarë, tentoi t’i transferonte në Australi

Sektori për Hetimin e Pastrimit të Parave në Tiranë ka bllokuar një llogari bankare me 400 mijë dollarë për shkak të dyshimeve për pastrim parash. Autori është administrator i një shoqërie me përgjegjësi të kufizuar (SH.P.K) me veprimtari në fushën financiare, transmeton EN.

Bllokimi i shumicës është bërë pasi, administratori A.G., ka tentuar që ta transferojë shumën në llogari të vëllait të tij në Australi. Ndaj tij, përveç akuzës për “Pastrim i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” është ngritur dhe akuza tjetër për “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare”.

Në zbatim të këtij procedimi, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tirane, për identifikimin dhe gjetjen e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në funksion të procedimit penal të vitit 2020 dhe vendimit të sekuestrimit datë 26.05.2020, u bë sekuestrimi i llogarisë bankare në shumën 400 mijë dollarë, në emër të shtetasit A. G., administrator i një shoqërie SHPK, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare” “, bëhet e ditur nga Policia e Shtetit.

Shuma financiare u vendos në sekuestros preventive, pas tentativës së bërë nga shtetasi A. G., për transfertën e shumës  jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij. Ndërkohë në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunëtorët në këtë aktivitet kriminal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button