Nuk është e vërtetë se Filipçe ka thënë se kufijtë hapen nga mesi i korrikut

Burimi: KriThink

Recensojmë një tekst në të cilin thuhet se është njoftuar se kufijtë me vendet fqinje do të hapen në mes të korrikut, si pjesë e lehtësimit të masave për mbrojtjen nga koronavirusi. Por, kjo nuk është e vërtetë.

Foto nga lajmi i recensuar

Linku deri te artikulli origjinal: Çerdhet e fëmijëve hapen në qershor, kufijtë në korrik

Data dhe koha e publikimit: 22.5.2020

Data e recensionit: 24.5.2020

Recenzues: Mirosllava Burns

 

Në një intervistë për Televizionin 24, më 22 maj 2020, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe u pyet se kur qytetarët mund të presin hapjen e kufijve me vendet fqinje, në kontekstin e periudhës së verës, veçanërisht për udhëtime për nevoja personale për pushime. Në videon nga intervista, nga minuta 40 e 43 sekonda fillon biseda e përqendruar në këtë temë dhe ajo zhvillohet si më poshtë:

Gazetari: Kur mund të presim që të hapen kufijtë?

Filipçe: Unë besoj diku në mes të qershorit.

Gazetari: A nuk ishte në fillim të qershorit, mendoj se po na mbani pak në gjendje të pasigurt, Ministër.

Filipçe: Kjo do të bëhet për dy deri në tre javë. Por, më lejoni, me të vërtetë e ndjekim situatën intensivisht. Ja, disa ngjarje të këtilla kanë dhënë një numër të caktuar pacientësh. Është rrezik serioz nëse hyjnë të huaj ose qytetarë tanë, dhe gjatë kësaj kohë të mos jemi të koordinuar me vendet përreth. Unë besoj në profesionalizmin e Komisionit për sëmundje infektive dhe në vlerësimet e tyre të mira. Unë besoj se kjo është një periudhë e arsyeshme në të cilën mund të hapen kufijtë.

Në periudhën prej 2 minutash, sa zgjat biseda me Filipçen për këtë temë si pjesë e intervistës më të gjatë, është theksuar në disa raste se mesi i qershorit është periudha në të cilën do të hapen vendkalimet kufitare. Ministri madje sqaroi se kjo do të ndodhte “për dy deri në tre javë”që plotësisht e përjashton atë që thuhet në tekstin që e recensojmë, se hapja e kufijve do të bëhet në mes të korrikut.

Përndryshe, në tekst, pjesa për hapjen e çerdheve është përcjellë saktësisht, por me siguri për shkak të pakujdesisë ose gabimit gjatë transmetimit të deklaratës, është njoftuar se kufijtë do të hapen në mes të korrikut, një muaj pas asaj që pritet me të vërtetë (mesi i qershorit).

Duke kërkuar në Google, mund të shihet se një njoftim i tillë për hapjen e kufijve në korrik u publiku nga Agjencia Informative e Maqedonisë (MIA), nga e cila edhe media të tjera marrin lajme, që është një arsye e mundshme për interpretimin e gabuar në tekstin që e recensojmë. Megjithatë, informacioni i MIA-s është korrigjuar.

Prandaj, këshillohet deklaratat që transmetohen së pari të dëgjohen, në mënyrë që të sigurohet një nivel i lartë saktësie, por edhe një kuptim më i mirë i çështjeve të diskutuara dhe i fakteve të deklaruara. Përndryshe, rrezikohet të bëhet gabim nga pakujdesia, i cili më pas lehtë mund të shumëzohet dhe të arrijë deri te një numër i madh i lexuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button