Marrëveshja e papërfunduar ndërmjet Qeverisë dhe Makpetrol për “GA-MA” mund të shkaktojë probleme në gazifikim

Megjithëse Qeveria qysh më 19 dhjetor e miratoi Vendimin për miratim të fondeve nga buxheti për vitin 2019 për të blerë pjesën e “GA-MA” SHA Shkup, detyrimi ligjor për ndarje të veprimtarive dhe ndërmarrje të aksioneve nuk është realizuar ende sepse ende nuk është finalizua marrëveshja midis Qeverisë dhe “Makpetrol”, e cila duhet të shesë pjesën e saj, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Në një situatë si kjo, me qeveri teknike, kur zgjedhjet janë prolonguar dhe nuk do të kemi Kuvend funksional së shpejti, zgjidhja e këtij problemi thelbësor është komplikuar thellësisht dhe krijon dhimbje koke të mëdha nga të gjitha anët”. Pasojat e mos zgjidhjes së këtij problemi mund të jenë flagrante dhe të vënë në dyshim funksionalitetin e gjithë projektit të gazifikimit në vendin tonë. Me siguri do të kemi kundërshtime të mëdha nga komuniteti energjetik, por jo vetëm kundërshtime, madje edhe gjobitje”, tha për “Meta.mk” drejtori i Burimeve kombëtare të energjisë (BKE), Bajram Rexhepi.

Makpetrol dhe shteti janë në kontest, për atë se kush ka pjesëmarrje më të madhe në gazsjellës,  i cili zgjat më tepër se 12 vjet.

Në nëntor të vitit 2019, Makpetrol SHA ​​Shkup dhe Qeveria e Maqedonisë kërkuan ndërmjetësim në Qendrën për zgjidhje të mosmarrëveshjeve të Komunitetit energjetik për të rregulluar përfundimisht, sipas ligjit dhe drejtë marrëdhëniet e tyre rreth pronësisë në GA-MA SHA Shkup, në përputhje me Ligjin për energjetik dhe me Paketën e tretë energjetike e cila është e përfshirë në Ligj.

Në dhjetor, Qeveria, në kuadër të vazhdimit të punës, në seancën e rregullt të 117-të, e miratoi Vendimin për miratim të fondeve nga buxheti për vitin 2019 për blerjen e pjesës së “GA-MA” SHA Shkup në vlerë prej 32 milion euro.

“Meta.mk” i dërgoi pyetje Qeverisë dhe “Makpetrol” përse kjo marrëveshje nuk është realizuar ende, por nuk morëm përgjigje nga të dy palët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button