Dy të lënduar në aksident trafiku

Vozitësi dhe bashkëvozitësi janë lënduar në aksident trafiku që ndodhi mbrëmë vonë rreth orës 20:50 në urën tek Stacioni i ri hekurudhor.

Në ndeshjen mes automobilit të markës “Golf” dhe “citroën ksara” lëndime fituan vozitësi i golfit M.A dhe bashkëvozitësi B.K. Të lënduarit janë transferuar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ndërsa në ndërkohë është bërë hetim policor. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button