Francë, humbi jetën deputeti 75-vjeçar nga COVID-19

Deputeti i Partisë Republikane të së djathtës qendrore në Francë (LR), Claude Goasguen humbi jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në moshën 75-vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e bërë nga familja e Goasguen, konfirmohet se ai ka humbur jetën në Issy-les-Moulineaux në periferi të kryeqytetit Paris, i cili trajtohej nga COVID-19 në spitalin Corentin-Celton.

Deputeti i Parisit ka qëndruar 22 ditë në kujdes intensiv.

Ai për herë të parë u zgjodh në vitin 1993, ndërsa ishte edhe ministër në vitin 1995 gjatë periudhës së presidentit Jacques Chirac.

Goasguen i cili njihet me mbështetjen e tij për Izraelin, mes viteve 2008-2017 ishte edhe kryetar komune i zonës 16 të Parisit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button