Vozitje të kujdesshme drejt Dibrës dhe Strugës

Në disa akse rrugore pjesërisht borë,ndërsa aktive janë edhe ndalesat për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në akset rrugore Mavrovë-Dibër, vendkalimin malor Strazhë, Dibër-Strugë, Tetovë-Kodra e Diellit dhe aksi rrugor Kërçovë-Makedonski Brod.

Për automobilat në këto rrugë, AMLM rekomandon përdorimin e pajisjes dimrore.

AMLM rekomandon kujdes më të madh në akset Dibër-Strugë, Mavrovë – Dibër, Katllanovë-Veles dhe Demir Kapi – Udovë ku ka rrëshqitje më të shpeshtë të dheut që mund ta pengojnë qarkullimin e vozitësve.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të mëdha për hyrje dhe dalje nga shteti. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button