Horizont: Të ndryshohet ligji, ndryshe do ketë mosbindje qytetare

Shoqata për personat në nevoja sociale Horizont ka kërcënuar me mosbindje qytetare nëse nuk plotësohen  kërkesat e tyre për ndryshime në ligjin për mbrojtje sociale. Kërkojnë rritje të të drejtave sociale për më së paku 100%, jo ashtu siç propozon qeveria për rritje prej 5%.

“Kohëve të fundit jemi dëshmitar të një loje politike të pastër ku qeveria dhe opozita mundohen të tregohen human për përdoruesit e të drejtave sociale, mirëpo harruan se ekziston shoqatë e cila mbron interesat e këtyre njerëzve, në të cilën janë të anëtarësuar mbi 80.000 anëtarë” thonë nga Horizont.

Në kërkesën e tyre shkruhet se duan ndryshim të nenit 48, ku thuhet se pas kalimit të vitit të tretë, ndihma sociale të zvogëlohet për 50% nga shuma paraprake. Njashtu, ata kërkojnë ndryshim të ligjit ( neni 62) në pjesën ku thuhet se personat të cilët posedojnë patundshmëri të cilët mund ta japin me qira nuk kanë të drejtë në ndihmë financiare të përhershme.

“Kërkesat tona janë të arsyetuara sepse një familje prej 4 anëtarëve në tre vitet e para merr ndihmë sociale me shumë prej 3.000 denarë, e cila shumë pas afatit 3 vjeçar zvogëlohet në 50% dhe ajo bëhet 1.500 denarë, ndërsa rritjen e saj prej 5% të cilën e propozoi qeveria në para do ishin 150 denarë, shumë e cila është shumë e vogël e cila nuk mund të ndikojë në zbutjen e problemeve financiare duke e pasur parasysh se gjith­çka është shtrenjtuar gati se 300%” thonë nga Horizont.

Personat të cilët i plotësojnë këto kushte për fitimin e ndihmës të përhershme financiare nuk mund ta  marrin atë ndihmë vetëm për shkak se kanë tokë në emrin e tyre, mirëpo duhet të mirët parasysh se tek ne ashtu janë konfiguracionet e terrenit, e sidomos në viset rurale ku tokat nuk janë të frytshme ose tokë në të cilën janë rritur pyje ose të njëjtën nuk mund ta japin me qira e as ta punojnë nuk janë të aftë. Kjo nuk mund të jetë shkak që këta persona të mos fitojnë kurrfarë të ardhura” apelojnë nga Horizont.

Lajme të ngjashme

Back to top button