Shqipëri, I ftohti i merr jetën një 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e motit të ftohtë. I riu është nga fshati Banjë i Gramshit dhe është gjetur i ngrirë në rrugë sot në mëngjes.

 Mësohet se 38 -vjeçari, Orges Daja është gjetur i ngrirë pranë shtëpisë së tij. Dyshohet se viktima ka pësuar infarkt nga i ftohti, pasi vuante nga zemra.  

Mësohet se Orges Daja, i cili ishte i pamartuar dhe jetonte me të atin. Kjo është viktima e dytë në qarkun e Elbasanit. Dy ditë më parë në Elbasan një i moshuar gjeti vdekjen nga ataku në zemër. Mjekët thanë se shkak ishin temperaturat e ulëta dhe i ftohti./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button