Derisa “Posta” ka punuar me humbje prej 10 milionë eurove, 7 drejtorë kanë paguar sigurim menaxherial për 45.000 euro

Një sërë parregullsish kanë zbuluar revizorët shtetëror në punën e Sh.A. Posta. Më saktësistë, revizorët kanë konstatuar se në kushte kur Posta ka punuar me humbje, Bordi Mbikëqyrës ka miratuar nënshkrim të marrëveshjeve për sigurim menaxherial për 7 anëtarë të Bordit Udhëheqës dhe Mbikëqyrës, njofton Portalb.mk.

Më saktësisht, sipas Sh.A. Posta ka punuar me humbje që nga fundi i vitit 2018-të, e cila ka kapur vlerën e 10 milionë eurove, prej të cilave vetëm në vitin 2018-të janë bërë 2.5 milionë euro, ndërkaq pjesa tjetër në vitet paraprake. Kjo tregon se gjendja e Shoqatës Aksionare është përkeqësuar ndjeshëm.

Sipas dispozitve, në kushte të tilla nuk është dashur të nënshkruhet marrëveshje për sigurim menaxherial, gjegjësisht harxhimet për sigurim menaxhial nuk kanë qenë të përshtatshme.

“Por, edhe përskaj asaj, Bordi Mbikëqyrës ka miratuar nënshkrim të marrëveshjeve për sigurim gjatë periudhës prej prillit të vitit 2018-të deri në prill të vitit 2019. Nga ana e kompanisë për këtë shërbim është dërguar faturë prej 2.76 milionë denarë (thuajse 45.000 euro), e cila është paguar nga llogaria e Postës”, thuhet në raport.

Sipas raportit, me sigurimin menaxherial janë përfshirë 7 drejtorë të Sh.A. Postës, të cilët njëkohësisht e përbëjnë edhe Bordin Mbikëqyrës dhe Drejtues.

Revizorët përgjegjësinë për këtë raport revizioni e shohin te Fadis Rexhepi, drejtori i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit Udhëheqës nga 1 shtatori i vitit 2014-të deri në 31 gusht të vitit 2018 dhe te Ejup Rustemi i cili është drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i Bordit Udhëheqës prej 1 shtatorit të vitit 2018-të.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button