Mjekët grevistë nuk gjetën marrëveshje as me Gruevskin

Ka përfunduar pa sukses takimi i djeshëm në mes kryeministrit Nikolla Gruevski, dhe mjekët grevistë.  Për të njëjtit  projektit “pagesë sipas meritës”, është i pa përshtatshëm, dhe i pa pranueshëm, ndërsa kryeministri Nikolla Gruevski, edhe një herë tregoj argumentet e tij, dhe të qeverisë se pse duhet të pranuar ky projekt.

Greva në Klinikë do të vazhdojë, duke marrë parasysh se qeveria ka pranuar disa lëshime të vogla, por nuk është tërhequr nga koncepti i pagesës sipas meritave, që nënkupton numrin e pacientëve të kontrolluar ose vëllimin e punës që mjekët e bëjnë nëpër spitale. 

Në takim kanë qenë prezent edhe mjekët nga sindikati i dytë të cilët janë kundër grevistëve dhe që e përkrahin projektin e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button