Quni deklaroi se Serbia po tenton të rekrutojë serbët e FSK-së

Anton Quni, ministri i mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, deklaroi se Serbia po mundohet t’i rekrutojë pjesëtarët serbë të FSK-së, duke kryer shantazh dhe duke i kërcënuar.

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të nacionalitetit serb po përballen me kërcënime e shantazhe nga autoritetet e Serbisë, krejt kjo për ta lënë detyrën. Ata në disa raste po përjetojnë edhe dhunë fizike, kur nuk iu binden autoriteteve serbe.

Kështu deklaroi për Front Online, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni.

Në disa raste ka tendenca edhe për bashkëpunim me autoritetet serbe për të nxjerrë informata rreth angazhimeve në FSK.

“Presionet vazhdojnë, ato janë të pandërprera. Çdo pjesëtarë i yni që kalon kufijtë e Kosovës dhe kalon në territorin e Serbisë, tani ata e kanë procedurë që menjëherë t’i ndalojnë, i marrin në pyetje. Mundohen me nxjerrë informata rreth angazhimeve tona. Ka raste kur edhe i ngarkojnë me detyra specifike, mundohen t’i rekrutojnë si bashkëpunëtorë. Por, janë edhe raste që shkojnë në ekstrem kur edhe fizikisht i kërcënojnë, kur ata mendojnë që pjesëtarët e FSK-së të nacionalitetit serb nuk po i binden autoriteteve serbe”, tha ai për Front Online.

Quni tha se janë duke e menaxhuar edhe këtë situatë, dhe i kanë ndërmarrë të gjitha masat që pjesëtarët e FSK-së të nacionalitetit serb të ndjehen sa më të sigurt në shërbim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button