Shtatë persona u shëruan nga virusi korona në 24 orët e fundit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) njoftoi se të mërkurën është konfirmuar vetëm një rast me koronavirusin e ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19, transmeton REL.

“Janë testuar gjithsej 267 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Rasti pozitiv është rast kontakti nga komuna e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.

Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në 1, 048.

IKSHPK-ja po ashtu bëri të ditur se të mërkurën janë shëruar edhe shtatë pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 801.

Deri më tani në Kosovë 30 pacientë kanë humbur jetën.

Më herët qeveria në detyrë ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë, për mbylljen e hapësirave që kanë shërbyer si karantinë, për personat që kanë hyrë në Kosovë nga vendet tjera.

Vendimi për mbylljen e karantinës në Qendrën e Studentëve në Prishtinë dhe qendrën për të huaj në Vranidoll, hyn në fuqi më 30 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button