Qeveria i mbylli guroret në Llabunisht

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ndërpreu në mënyrë të njëanshme kontratat për pesë koncesione për gurore në afërsi të fshatit Llabunisht i Strugës, njoftoi Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi në konferencën e sotme për shtyp, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

Siç informoi ministri, këto koncesione janë revokuar për të mbrojtur shëndetin e popullatës lokale, por edhe për të mbrojtur mjedisin në këto rajone.

“Ky vendim është premtim që ua kemi dhënë banorëve të fshatit Llabunisht. Se guroret në Llabunisht nuk do të funksionojnë, përkatësisht se Ministria e ekonomisë do të ndërmerr të gjitha hapat në përputhje me mundësitë ligjore për ndërprerje të kontratave për koncesion me  koncesionarët të cilët punojnë në atë rajon. “Sot mund të them që njerëzit e këtyre dy rajoneve mund të jenë rehat”, tha Bekteshi.

Ministri informoi se gjatë gjendjes së jashtëzakonshme që u shfaq me Kovid-19, banorët e fshatit Llabunisht vazhduan të paraqesin në Ministrinë e ekonomisë kërkesa për revokimin e koncesioneve për eksploatimin e lëndëve të para minerale jo metalike pranë fshatit, duke treguar se pluhuri që krijohet gjatë shpërthimeve, eksploatimit, ndarjes dhe transportimit të burimeve minerale e dëmton ndjeshëm shëndetin e banorëve të fshatit Llabunisht.

“Shumë faleminderit qeverisë që u tregua e gatshme të dëgjojë kërkesat e njerëzve të Llabunishtit”, tha Alim Saloski, kryetar i shoqatës ekologjike “Natura Lab” nda Llabunishti, duke shtuar se ata nuk kishin kërkuar asgjë më shumë se të drejtë për shëndet dhe ajër të pastër, që pluhuri nga guroret ua shkatërronte. “Ne jemi të vetëdijshëm se kjo lëvizje e Qeverisë vjen para zgjedhjeve, megjithatë e vlerësojmë atë si lëvizje parimore, sepse premtimi i dhënë po realizohet”. shtoi Saloski.

Banorët e Llabunishtit javën e kaluar u kërcënuan me bojkot të zgjedhjeve të ardhshme nëse qeveria nuk e zgjidh problemin e tyre shumëvjeçar me gërmimet e hapura ë gurore, disa prej të cilave ndodhen afër shtëpive. Vitin e kaluar, ata organizuan disa herë protesta kundër guroreve, për të cilat ata thonë se ishin arsyeja kryesore e rritjes së sëmundjeve të rënda në Llabunisht dhe rrethinë, i bllokuan rrugët lokale dhe morën premtim nga Bekteshi që koncesionet do të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur dhe se koncesionarëve do t’u ofrohen vende të tjera si kompensim.

Ndërkohë, disa koncesionarë janë tërhequr vetë, por shoqata ekologjike “Natura Lab” nga fshati Llabunisht ka paralajmëruar vazhdimisht se disa gurore vazhdojnë të funksionojnë, duke rrezikuar drejtpërdrejt shëndetin e popullatës lokale.

Bekteshi, në konferencën e sotme për shtyp se, informoi se në përputhje me Ligjin ekzistues për lëndë të para minerare dhe në përputhje me Dekretin, në bazë të të cilit janë miratuar, në rast të përfundimit të njëanshëm të marrëveshjes së koncesionit për shfrytëzim mbi këtë bazë, koncesionari ka të drejtë të kërkojë të koncesioni të ri për shfrytëzimin e ndonjë lokacioni tjetër brenda 60 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi e vendimit për ndërprerje të njëanshme të kontratës dhe nëse të gjitha institucionet kompetente dhe komuna ku ndodhet lokacioni, atëherë koncesioni do të merret direkt për eksploatim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button