RMV, sot u rihapën kafenetë, funksionojnë me protokoll të veçantë

Pas vendimit të Qeverisë, prej sot në mëngjes janë rihapur kafenetë dhe restorantet, por të njëjtat duhet të punojnë sipas protokolleve të caktuara nga autoritetet, njofton Portalb.mk.

Qeveria mbrëmë i publikoi detajet e Protokollit për funksionimin e kafeneve dhe restoranteve të hartuara nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse.

Në këtë fazë protokolli ndaloi organizimin e ahengjeve, si dasma, ditëlindje, dhe të ngjashme. Objektet duhet të punojnë prej ora 08:00 deri në ora 22:00.

  • Lejohet puna vetëm në pjesët e hapura të objekteve hotelierike për ushqim me shërbim, të cilat janë të hapura në tre anë të konstruksionit të çatisë.
  • Të punësuarit që shërbejnë janë të obliguar që të mbajnë maska mbrojtëse dhe të lajnë shpesh duart
  • Do të shërbehen vetëm mysafirë të cilët mund të ulen ose persona të cilët përmes sportelit do të marrin porositë, gjegjësisht nuk është e lejuar shërbimi i mysafirëve duke qëndruar në banak ose në këmbë pranë tavolinës.
  • Lokali duhet të përcakton person që do të menaxhon hyrjen e mysafirëve.
  • Distanca ndërmjet karrigeve të jetë 1,5 -2 metra me tavolinat fqinje në të gjitha drejtimet, ndërsa pranë një tavolinë me katër karrige mund të ulen maksimum dy persona, përderisa në një tavolinë me katër karrige mund të shërbehen katër persona nëse janë nga familja e njëjtë.
  • Protokolli lejon numër maksimal prej 12 personave në tavolina të bashkuara bashkë me distancën e obliguar ndërmjet secilit mysafir prej 1,5 metra.
  • Është e obligueshme vendosja e mjetit për dezinfektim në secilën tavolinë, si dhe kontrolle të përforcuara të brendshme të të punësuarve për mbajtjen e higjienës personale (larje e shpeshtë e duarve) në të gjitha fazat e përgatitjes, pranimit dhe shërbimit të ushqimit nga ana e personit përgjegjës.
  • Kërkohen masa të përforcuara sanitare-higjienike, pastrim i tavolinave me mjet për dezinfektim i cili vepron në viruse sipas udhëzimit të prodhuesit gjatë largimit të mysafirëve nga secila tavolinë, ndërsa në fund të ndërrimit është i obligueshëm pastrimi dhe dezinfektimi mekanik me mjet i cili ndikon në viruse sipas udhëzimit të prodhuesit, në mënyrë alternative do të mund të shfrytëzohet 0,05% natrium  hipohlorit (5 % zbardhues për amvisëri i cili përdoret në proporcion  1:100) ose 70 % alkool për dezinfektim të hapësirave të larta.
  • Protokolli përcakton se është e obligueshme mirëmbajtja e rregullt e tualeteve duke mbajtur evidencë për pastrimin e bërë dhe me përdorim të mjeteve dezinfektuese.
  • Në tualetet ndalohet shfrytëzimi i tharësve të duarve, ndërsa është i obligueshëm shfrytëzimi i letrave higjienike për duar për një përdorim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button