Me shpjegimin e ankesave vazhdoi debati publik para Gjykatës së Apelit për “27 prillin”

Të akuzuarit për hyrjen në Kuvend më 27 prill  të vitit 2017 dhe avokatët e tyre sot  në ditën e dytë të debatit publik triditësh para Gjykatës së Apelit në Shkup, vazhduan  me shpjegimin e ankesave të dorëzuara për  aktgjykimet e lëndës, njofton MIA.

Mes 16 të akuzuarve të cilët me gjykimin e shkallës së parë nga marsi i vitit të kaluar ishin dënuar  në gjithsej 211 vite burg për vepër penale “kërcënim terrorist të rendit shtetëror” janë ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov, pjesëtarët e MPB-së dhe Agjencia e Inteligjencës.

Prokuroria, sërish, ka ankesë  për shfajësimin e Igor Durllovskit.

Mbrojtësi i Çavkov, avokati Sashko Dukovski,  në seancën e sotme publike tha se rasti është i papërmbajtur, sepse  në mes të procedurës  ka pasur amnisti të një pjese të akuzuarve të parë, si dhe se  për ngjarjen e njëjtë tashmë ka pasur rast tjetër që është procesuar  më shpejtë dhe  ku të akuzuarit  kanë  kaluar  me akuzë të parrezikshme.

Në fillim i akuzuari Aleksandar Vasilevski Ninxha e njoftoi Gjykatën se, sot derisa është nxjerrë nga burgu, verbalisht  është sulmuar  nga personat  të cilët ishin në shoqërim të vajzës së Mitko Çavkov.

“Personat të cilët ishin në shoqërim të bashkëshortes dhe vajzës së Mitko Çavkov më kërcënuan sot derisa isha duke shkuar në Gjykatë. Çavkov direkt  më kërcënoi edhe në ditën e gjykimit”, deklaroi Ninxha.
Gjykata,  për atë tregoi se, shërbimet e burgut  të cilët e kanë kryer  përcjelljen, duhet të bëjnë procesverbal.
Ndërkohë, me kërkesë të palës mbrojtëse, gjykimi në Gjykatën e Apelit është prolonguar, për shkak se njëkohësisht është thirrur në seancë publike në Gjykatën e Apelit. Gjykimi do të vazhdoj më 2 qershor në orën 10.

Ndryshe, Aktgjykimi i parë në këtë lëndë u miratua në mars të vitit të kaluar dhe të akuzuarit u dënuan për veprën penale “Rrezikim terrorist të rendit kushtetues”. Me këtë, 16 të akuzuarit morën dënim gjithsej 211 vjet burg. Përveç Çavkovit, në mesin e të dënuarve ka edhe përfaqësues tjerë të MPB-së dhe Agjencisë për Zbulim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button