Koronavirusi dhe ekologjia: Mesdheu gjithnjë më i ndotur nga mbetjet mjekësore

Ambientalistët kanë gjetur mbeturina mjekësore në fund të Detit Mesdhe në jug të Francës. Një video e publikuar nga një organizatë franceze për mbrojtjen e natyrës, tregon doreza mjekësore dhe maska që rrokullisen në det.

Organizata Operation Mer Propre po përpiqet të pastrojë brigjet Azure jo shumë larg qytetit turistik të Antibes.

Ambientalistët thonë se janë të tmerruar nga ndotja e re, e shkaktuar nga epidemia e virusit korona.

Mbetjet mjekësore përkeqësojnë më tej ndotjen ekzistuese plastike, transmeton KosovaPress.

Ambientalistët theksojnë se gjetjet e tyre duhet të jenë një paralajmërim për një Evropë që ngadalë po del nga karantina, ndërsa njerëzit po kthehen në plazhe, dhe vera po afron.

Themeluesi i organizatës, Lauren Lombard, i cili bëri xhirimet nënujore, shkroi në Facebook se “këto janë maska që nuk i veshim për një kohë të gjatë, dhe do të ketë vetëm miliarda prej tyre, prandaj kini kujdes, pasi ky është fillimi i një forme të re të ndotjes”.

Gjatë një zhytjeje pranë Antibe, Lombar gjeti pesë maska mjekësore të disponueshme dhe katër doreza lateks në shtratin e detit, së bashku me mbeturinat e tjera plastike, të tilla si shishe dhe kanaçe.

Qysh më 14 maj, vetëm tre ditë pasi Franca qetësoi masat e karantinës, mbledhësit e plehrave në Paris u ankuan në mediat sociale se kishin gjetur shumë maska, të cilat banorët i kishin shpërndarë në trotuar.

Një deputet që përfaqëson rajonin në të cilin i përkasin Antibe, Eric Pege, paraqiti një projektligj që parashikon gjoba të veçanta për ndotjen e vendeve publike me mbeturina mjekësore.

Propozimi është që të rritet gjoba, e cila aktualisht arrin 68 euro, në 300, raporton portali francez i lajmeve LCI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button