Jahjaga i drejtohet Kuvendit, Thaçi informon për bisedimet

Presidentja e vendit, Atifete Jahjada në një seancë plenare do t’i adresohet të mërkurën Kuvendit të Kosovës, ndërsa po sot në një seancë tjetër plenare, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do t’i informojë deputetët lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi.

Kuvendi i Kosovës njoftoi se në seancën e parë plenare të mërkurën, në ora 10.00 presidentja Jahjaga do të mbajë një fjalim para ligjvënësve kosovarë.

Ndërkaq, po ashtu u bë e ditur se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do t’i informojë deputetët për bisedimet Kosovë-Serbi, gjegjësisht për takimin e tretë të zhvilluar në Bruksel me kryeministrin e Serbisë. 

Kjo seancë do të mbahet në orën 12.00. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button